Historia jonë
Zbuloni Rrugëtimin Tonë

Ervin Gjondrekaj
Themelues
Ervin Gjondrekaj është themeluesi kryesor i idesë dhe iniciatori i këtij biznesi që prej vitit 2018. Ai është ekspert agrikulture dhe jeton në Itali, çka i jep projektit një avantazh të rëndësishëm në njohjen e drejtpërdrejtë të tregut kryesor të synuar, të nevojave të fermerëve dhe dinamikës së sektorit bujqësor italian. Roli i tij është kyç në zhvillimin e vizionit të produktit, në lidhjen e zgjidhjes me problemet reale të tregut dhe në orientimin strategjik të biznesit drejt klientëve të parë.

Bruno Ndoja
Bashkë - themelues
Bruno Ndoja është bashkëthemelues dhe mban rolin e Arkitekt / Product Developer. Ai është përgjegjës për zhvillimin e produktit dhe për aspektin e prodhimit. Kontributi i tij lidhet me projektimin praktik të zgjidhjes, përshtatjen e saj për përdorim real në terren dhe organizimin e proceseve që lidhen me prodhimin dhe implementimin teknik. Ai siguron që ideja të përkthehet në një produkt funksional, të realizueshëm dhe të shkallëzueshëm.
Rreth Nesh
EG SYSTEM është rezultati i pasionit, inovacionit dhe viteve të përkushtimit ndaj bujqësisë moderne. Udhëtimi ynë filloi në 2018, kur themeluesi kryesor, Ervin Gjondrekaj, identifikoi sfidat e tregut bujqësor dhe vizionoi një zgjidhje që do të mbrohej kulturat nga kushtet ekstreme të motit. Së bashku me bashkëthemeluesin Bruno Ndoja, ata zhvilluan projektin e parë në 2020 dhe krijuan një prototip funksional, duke shënuar fillimin e një udhëtimi të gjatë kërkimi dhe inovacioni.


Pas më shumë se 5 vitesh kërkimesh intensive shkencore dhe inxhinierike, sistemi ynë u finalizua dhe patenta e produktit u regjistrua më 09/11/2023 pranë Ministero delle Imprese e del Made in Italy, Departamenti i Tregut dhe Mbrojtjes, Drejtoria e Përgjithshme për Pronësinë Industriale – UIBM.
